Misioni

Misioni i qendrave tona të dobësimit është ofrimi i shërbimeve me kualitetin më të lartë, në fushën e dobësimit. Klientët tanë duhet të ndahen të kënaqur dhe të kenë rezultate të kënaqshme, në humbje të peshës. Përveç kësaj, çdo klientë i yni duhet të ketë ndihmë në një jetë më të shëndetshme, përmes këshillimit profesional të mënaxhimit të peshës.

Visioni

Të jemi lider në fushën e dobësimit, duke ofruar shërbimet më kualitative përmes teknologjisë më të fundit. Duke ofruar teknologjinë më të re dhe pa efekte anësore, jemi duke krijuar standard të ri në humbje të peshës dhe jetesë të shëndetshme. Përmes përvojës tonë disa vjeçare dhe me besueshmërinë e qindra klientëve, synojmë të jemi liderë të tregut në ofrimin e mënyrës më të lehtë dhe efektive të dobësimit.

Historiku

Qendra e dobësimit Shkenda Dubova ka filluar punën në vitin 2011 si ndërmarrje e vogël, me një qendër fillestare në Prishtinë.

Në atë kohë, dobësimi përmes aparaturave nuk ekzistonte si metodë në vendin tonë dhe qendra jonë e parë ishte inovacion për publikun kosovar.

Përmes rezultateve konkrete e shumë të suksesshme të klientëve fillestarë, më shumë klientë filluan të interesoheshin, duke përfshirë edhe figura publike.
Pas një viti dhe për shkak të interesimit të shtuar, qendra e dobësimit u hap edhe në Gjilan, Prizren e në Gjakovë.

Kështu, qendra jonë e dobësimit krijoi rrëfime të suksesit në dobësim tek mijëra klientë dhe për shkak të efektit të suksesit të metodës sonë, arriti zgjerimin edhe jashtë vendit.

Në vitin 2020 u hapën qendrat e dobësimit Shkenda Dubova në: Shqipëri, Maqedoni, Zvicër dhe Gjermani.
Në 2021 u hapën pika të reja në Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë.
Në vazhdim, kompania jonë po zgjerohet edhe në pika të reja në botë.

Programi ynë për humbje peshe është i testuar, verifikuar dhe certifikuar sipas standardeve evropiane.