Sauna ‘Perfect Body Tunnel’

Shpërbërja e grumbullimit të yndyrërave

Sauna ‘Perfect Body Tunnel’ është një aparaturë e teknologjisë së fundit dhe rezultat i një projekti të gjatë kërkimor, efikasiteti i të cilës është verifikuar shkencërisht në të gjitha aspektet mjekësore e teknike. Kjo aparaturë nuk ka efekte anësore, përkundrazi, është edhe shëruese për shumë sëmundje. 

Duke aktivizuar molekulat e ujit dhe duke përmirsuar thithjen e oksigjenit, përmirsohet qarkullimi i gjakut dhe nxitet metabolizmi. Rrezet infra të kuqe të afërta dhe të largëta kombinohen për të depërtuar në indet e lëkurës deri në 30% (6 mm nën epidermë) dhe kështu shpërbëhet grumbullimi i yndyrërave të lokalizuara në bark, vithe dhe kofshë. Në mjekësi, rrezet IR përdoren për shërimin e shumë sëmundjeve si: sëmundjet reumatike, sëmundjet degjenerative të nyjeve, gjendjet postraumatike (kryesisht tek sportistët), inflamacionet e hapësirave paranazale etj.